Kina akuzon BE për planin e tarifave kufitare të karbonit

Kina deklaroi në nisje të javës se plani i Bashkimit Europian për të vendosur taksën e parë në botë kufitare të karbonit do të përfshijë problemet klimatike në tregti, duke thyer parimet ndërkombëtare dhe dëmtuar perspektivën ekonomike.

Komisioni Europian prezantoi këtë muaj planet për të vendosur një Mekanizëm të Përshtatjes Kufitare të Karbonit, apo tarifë të dioksidit të karbonit, ndaj mallrave ndotëse nga viti 2026, duke detyruar disa kompani që importojnë drejt Bashkimit Europian të paguajnë kosto të karbonit në kufij ndaj produkteve si çeliku.

“Ky mekanizëm është në thelb një masë e njëanshme për të përfshirë ndryshimin klimatik tek sektori i tregtisë. Kjo shkel parimet e OBT dhe do cënojë në mënyrë serioze besimin e përbashkët në komunitetin botëror si dhe prespektivën ekonomike”- tha Liu Youbin, zëdhënës i Ministrisë së Mjedisit në Kinë.

Reklama e sponzorizuar

Ai përsëriti qasjen e Kinës se reagimet e vendeve ndaj ndryshimit klimatik duhet të marrin në konsideratë nivelin e zhvillimit ekonomik dhe shtoi se tarifa e CO2 do të dëmtojë gatishmërinë dhe aftësinë e vendeve për t’i bërë ballë kësaj çështjeje. Si prodhuesi kryesor në botë i lëndëve të para industriale, Kina mund të pësojë goditjen më të madhe skema e tarifave./’Scan tv/