Miliarderët duhet të paguajnë pjesën e tyre që u takon në taksat amerikane.
Një publikim i kohëve të fundit i dokumenteve tatimore nga ProPublica zbuloi se një numër miliarderësh sipërmarrës të famshëm (përfshirë Elon Musk) paguajnë në mënyrë efektive zero taksa.
Mesa duket, miliarderët marrin përfitime të mëdha nga jetesa në SHBA. Ata e dinë që askush nuk do t’i kapë paratë e tyre dhe nuk do t’i çojë ata në burg. Ata kanë qasje në infrastrukturë – rrugë, energji elektrike, shpërndarje, internet etj., – të paguara nga taksat e njerëzve të zakonshëm. Ata gëzojnë rregullore që shtypin konkurrencën.
Civilizim, me fjalë të tjera.
Ju do të mendonit, duke pasur parasysh këto përfitime të qarta, miliarderët do të ishin mjaft mirënjohës për të paguar vullnetarisht të paktën aq sa i përket përqindjes, sa një biznesmen mesatar i vogël. Por në vend të kësaj miliarderët krijojnë dhe shfrytëzojnë boshllëqe tatimore, duke i lënë kështu të gjithë të tjerët të paguajnë.
Ka një fjalë për këtë: “freeloading” (veprimi i përdorimit të parave, ushqimit, një dhome në një shtëpi, etj. të dhënë nga njerëzit e tjerë, por duke mos u dhënë asgjë atyre në këmbim).
Miliarderët justifikojnë ngarkimin e tyre të shfrenuar me arsyetimin se ata besojnë se mund të bëjnë më shumë të mira përmes fondacioneve të tyre bamirëse sesa përmes dollarëve të taksave. Këtu lindin 4 probleme të mëdha:
- Të gjithë kanë një opinion se ku mendojnë se qeveria duhet të shpenzojë më shumë (ose më pak) para. Pse duhet që miliarderët të kenë preferencat e tyre?
- Miliarderët tashmë kanë një ndikim të madh në shpenzimet qeveritare (shumica e të cilave shkojnë për t’i pasuruar ata), kështu që pse ata duhet të zgjedhin më tej?
- Qeveria tani po shkon pas ProPublica në vend që të forcojë kodin tatimor. A nuk duhet të paguajnë miliarderët për këtë, të paktën?
- Shumë nga fondacionet bamirëse të miliarderëve janë thjesht shmangie nga taksat gjithsesi.
Nuk po themi që Fondacioni Gates, për shembull, nuk bën gjëra të mira.
Por pavarësisht nga të gjitha dhurimet e Gates, pasuria e tyre ka shpërthyer gjatë pandemisë. Me të gjithë drejtësinë, a nuk duhet ata të paguajnë taksa për të mbështetur institucionet që u kanë mundësuar atyre të fitojnë me siguri kaq shumë pasuri?
/inc/