Njësitë e Doganës gjatë një kontrolli në lokacionet private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës dje kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të mallrave kontrabandë, ndërsa një person me këtë rast është arrestuar.
Mallrat e konfiskuara janë 278.960 copë cigare, 1600 copë poqa të thjeshta elektrike, 45 kg bonbone, 81 kg çamçakëz, 244 komplete brisqe të rrojës.
Vlera e përgjithshme e mallit 5.432,71 euro, ndërsa shmangia e taksës në total është 18.342,56 euro.
Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.