Sërish radhë të gjata në Merdarë, pritjet në dalje deri në 4 orë

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar sërish ka bërë të ditur se edhe në mëngjesin e së premtes ka pritje të gjata në pikë-kalimin kufitar Merdarë, ku pritjet në dala janë deri në katër orë.

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar njofton se në pikat tjera nuk ka pritje të gjata.

Reklama e sponzorizuar

Hyrje (min)  Dalje (min)

Merdarë                 10-15            180-240

Jarinje                    05-10            05-10

Mutivodë               05                  05

Dheu i Bardhë      03-05            03-05

Vërmicë                 03-05           05-10

Muçibabë              05                 05

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta. /Telegrafi/