Rikthehet Bitcoin, arrin vlerën më të lartë që nga maji

Vlera e Bitcoin ka shënuar një rritje substanciale ditën e djeshme, duke u ngjitur në nivelet më të larta në më shumë se dy muaj pasi monedha dixhitale tejkaloi cmimin prej 43,000 dollarë.

Kriptovaluta më e spikatur në botë arriti në 43,341.84 dollarë pasditën e djeshme, tregojnë shifrat e CoinDesk.

Në këtë pikë, aseti dixhital po tregtonte në nivelin e tij më të lartë që nga 19 maj, zbulojnë të dhëna shtesë të CoinDesk. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar