Bitcoin bie lehtë drejt 27,500 USD – Fondacioni Ethereum shet 2.7 milionë USD kriptomonedha

Bitcoin po tregtohet edhe sot pranë 27,500 dollarëve, por humori i investitorëve është i brishtë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit dhe një shitje e rëndësishme e kryptomonedhës ethereum nga Fondacioni Ethereum kanë rënduar mbi tregje. Rreth 100 milionë dollarë në pozicionet “futurës” u larguan nga tregu, duke bërë që tregun të bjerë me rreth 2%.

Megjithatë, bitcoin ka shfaqur shenja të stabilitetit relativ, në krahasim me monedhat e tjera, duke humbur vetëm 1% në 24-orët e fundit. Sipas tregtarëve asetet me risk, si aksionet e sektorit të teknologjisë apo bitcoin janë në fokus për shkak të rritjes së çmimeve të naftës në sesionin e kaluar. Gjithsesi, pritet që bitcoin të ngjitet mbi 28 mijë dollarë, përpara se të fillojë sërish tendencën në rënie.

Ethereum ka qënë ndër kriptomonedhat me performancën më të dobët, duke rënë me rreth 3% pasi Fondacioni Ethereum shiti 2.7 milionë dollarë të hënën, duke shkaktuar shqetësime mes tregtarëve. Në anën tjetër, ka nga ata analistë që mendojnë se bitcoin mund të bjerë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme. Por, lajmi i mirë është se ky treg po shfaq elasticitet përballë tensioneve gjeopolitike./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar