Shpeshherë nëpër marketet në vend hasim në ndryshim të çmimeve të produktit prej raftit në arkë.
Sipas ligjit në Kosovë, konsumatorët nuk duhet të paguajnë çmimet e rritura në arkë që dallojnë nga rafti pasiqë kjo përbën shkelje të ligjit.
Ky ligj Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik në këtë rast duhet të gjobitet nga 400 euro deri në 2 mijë euro.
Ndërkohë, saherë hasni në këto raste, Mbrojtësit e konsumatorëve ju rekomandojnë që t’i raportoni pa pagesw nw Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit (DMK) 0800 11 000 apo drejtpërdrejtë në Inspektoriatin Komunal të Tregut./Buletini Ekonomik/