Serbia i jep mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin e universitetit në Veri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e një ndërtese të re të universitetit paralel të Prishtinës me seli në Veri të Mitrovicës.

Në një fjalë rasti në nisjen e ndërtimit të këtij universiteti, Petkoviq theksoi se 10 mijë studentë, profesorë, si dhe qyteti i Mitrovicës Kosovare e kanë pritur këtë ditë për 22 vjet.

“Këto nuk janë ditë të zakonshme dhe sot ne nuk vendosëm një gurthemel të zakonshëm, por një gur themeli të harmonisë dhe unitetit serb të popullit serb në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe siç do të jemi Lista Serbe dhe Universiteti dhe shteti i Serbisë”, tha Petkoviq.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, “vetëm në atë unitet populli ynë ka të ardhme, ashtu siç tha presidenti Aleksandar Vuçiq dje”.

Petkoviq tha se vlera e këtij projekti është rreth 614 mijë euro dhe vlerëson se do të jetë një objekt madhështor për krenarinë e çdo banori në Veri të Mitrovicës.