Samir Bllacaku emërohet drejtor i Agjencisë së Navigacionit Ajror

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Samir Bllacakun Drejtor të Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror të Kosovës.

Ky propozim erdhi nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, me ç’rast edhe u miratua si vendim.

Reklama e sponzorizuar

Samir Bllacaku do të shërbejë në këtë pozitë për një mandat pesëvjeçar nga dita e emërimit. /Buletini Ekonomik/