Me lokacion në Kosovë por me sukses përtej Oqeanit Atlantik, Spaxel është kompania investuese që kërkon talenta të rinj!

Spaxel është kompani Amerikane investuese dhe e zhvillimit. Ajo u themelua në vitin 2020 si kompani e integruar vertikalisht me blerje, zhvillim, dizajnim, menaxhment dhe teknologji për menaxhimin dhe investimin në patundshmëri në regjione të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Çka e veçon Spaxel në tregun amerikan është përdorimi  i teknologjisë më inovative që lehtëson menaxhimin e pronës dhe digjitalizon ofrimin e shërbimeve për banoret duke i bërë ato sa më të qasshme.

Vet emri i kompanisë Spaxel është kombinim i fjalëve SPAce + piXEL (hapësire dhe piksel).

Reklama e sponzorizuar

Brenda më pak se dy viteve ekipi menaxhon me mbi 600 milion dollar në asete.

Spaxel pjesën themelore të këtij suksesi dhe kësaj rritje eksponenciale ia dedikon ekipit në zyrën e centralizuar në Prishtinë.

Kompania ka arritur të mbledh të rinj të talentuar nga e gjithë Kosova për të ngritur nivelin e shërbimit ndaj klientit dhe për të rritur fokusin e vazhdueshëm ndaj zhvillimit inovativ të teknologjisë përbrenda kompanisë.

Zyra e centralizuar Spaxel në Prishtinë, operon në disa departamente të ndryshme përfshirë atë të teknologjisë, financave, shitjes, marketingut, ligjor etj.

Spaxel është vazhdimisht në kërkim të talentëve të rinj që t’i bashkohen ekipit më entuziastë dhe inovativator.

Kompania ofron kompensim kompetitivë, kushte të kënaqshme dhe fleksibilitet në hapësirën e punës.

Z.Ilir Krasniqi – bashkë udhëheqës i ekipit të Spaxel në Kosovë tregon mbi natyrën e punës dhe energjinë që përkon përbrenda kompanisë.

Spaxel si platformë është themeluar duke u bazuar që nga fillimi në mënyrë strategjike në talentin që ka Kosova. Zyra e centralizuar në Prishtine luan një rol të rëndësishëm për suksesin e arritur deri tani duke qene bazë edhe për sukseset në vijim.

Spaxel numëron më shumë se 70 punëtor, me synim që ky numër të dyfishohet në të ardhmen e afërt.

Spaxel nga natyra e punës karakterizohet me një ritëm të shpejtuar, të cilin e demonstrojnë sukseset e arritura përgjatë një kohe te shkurtër.

Duke marrë parasysh ritmin e punës që na përcjellë çdo ditë, ne si udhëheqës të ekipit sigurohemi me përkushtim për mirëqenien e kolegëve tanë. Ky përkushtim unë besoj të jetë një ndër arsyet e mëdha të suksesit të arritur deri më tani. Në Spaxel mburremi me ekipin që kemi krijuar, të cilët pa dallime pozite apo departamentesh, kontribuojnë pa rreshtur duke marr iniciativa, duke shprehur ide dhe duke ngritur nivelin e shërbimeve që ofrojmë në mënyrë që nesër të jemi më të mirë se sot.

Politika fleksibile e punës me të cilën karakterizohet Spaxel e bën të qenurit pjesë e këtij suksesi edhe më atraktiv duke ofruar  mundësi për të punar nga shtëpia, pajisje nga teknologjitë më të fundit, qasje në licenca të ndryshme të programeve me renome botërore dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional.

Në Spaxel ne synojmë çdo ditë që të sfidojmë arritjet në tregun amerikan të patundshmërisë duke ofruar shërbime efikase dhe efektive, duke implementuar teknologji inovative dhe duke krijuar ekipe me talent të pakrahasueshëm. Andaj, ftojë të gjithë talentët që të përcjellin nga afër pozitat e lira tek ne, sepse kjo eksperience është mundësi e artë për të eksploruar tregun Amerikan nga Kosova.

Spaxel nga këndvështrimi i departamentit të teknologjisë, Edon Nura:

Rëndësia esenciale në konceptin e Spaxel qëndron në ndërlidhjen e ngushtë të teknologjisë me atë të investimeve. Kjo rëndësi përkon kryesisht në departamentin e teknologjisë së Spaxel, pjese e të cilit ekip jam edhe unë. Të jesh pjesë e këtij departamenti është një eksperiencë e veçantë profesionale.

Lideri i departamentit të teknologjisë, Gazmend Gjonbalaj, ngërthen në vete një bagazh profesional shumë vjeçar në disa nga kompanitë më të mëdha dhe prestigjioze amerikane.

Natyra e punës përbrenda departamentit të teknologjisë në Spaxel është shumë motivuese. Nëse kemi për të zgjidhur një problem, atëherë ajo zgjidhje vjen gjithmonë si rezultat i bashkë diskutimit dhe marrjes së vendimit të përbashkët.

Një ndër motivimet që unë gjej çdo ditë në këtë departament, është liria për të përdorur teknologjitë e ndryshme të cilat njohim mirë duke u inkurajuar të ndjekim trendët e fundit dhe të shprehim lirshëm idetë e propozimet tona për zhvillimin e mëtutjeshëm të teknologjisë që përdorim.

Projektet që kemi në zhvillim janë mjaftë atraktive dhe aspak të zakonshme apo përsëritëse që rrjedhimisht na sfidojnë çdo ditë profesionalisht me realizimin e tyre.

Spaxel nga këndvështrimi i departamentit të investimeve, Rinor Musliu:

Rëndësia e departamentit të investimeve është qenësore për një kompani si Spaxel e cila merret me investime në patundshmëri. Të jesh pjesë e këtij departamenti është vërtetë një mundësi unike duke marr për bazë portfolion dhe investimet e larta të cilat e karakterizojnë Spaxel.

Ndër motivet kryesore për t’iu bashkangjitur Spaxel dhe për të vazhduar rrugëtimin është përgjegjësia direkte e cila i besohet këtij departamenti nga drejtuesit e kompanisë në krye me Granit Gjonbalaj.

Është ndjesi e veçantë që nga një vend i vogël siç është Kosova, të kontribuojmë në një kompani me portfolio në vlerë mbi 600 milion dollar dhe me vizion për ta shumëfishuar atë brenda 5 viteve.

Ne përfshihemi direkt në hulumtimin e tregut, identifikimin dhe kualifikimin pronave në lokacione atraktive të cilat kanë potencial për zhvillim të mëtutjeshëm. Pas identifikimit të pronave potenciale dhe atraktive ne bëjmë një analizë të hollësishme matematikore statistikore dhe financiare.

Përfundimisht ne si departament jemi përgjegjës për vendimmarrjen e kompanisë lidhur me investimet e radhës në patundshmëri, dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të saj, një përgjegjësi mjaft e madhe për  profesionist të rinj nga Kosova e cila pa dyshim ndikon në ngritjen tonë profesionale në nivele globale. Një ndër storiet e fundit të suksesit është Hidden Colony dhe Spaulding Hills një porftolio e përberë prej 378 njësish në Atlanta me vlerë prej 65 milion dollar. Këto prona janë identifikuar dhe vlerësuar si investim me risk të pranueshëm tërësisht nga ekipi në Kosovë të cilat përfundimisht rezultuan si investime të suksesshme për Spaxel.

Pas një elaborimi të thellë nga Iliri, Edoni dhe Rinori rreth Spaxel si punëdhënës, ju njoftojmë që për të ndjekur më afër pozitat e hapura në Spaxel të klikoni spaxel.com/careers/software-integration-website-developer/