Si e kanë mbyllur javën valutat e huaja? – Zhvlerësohet ndjeshëm leku

Monedha europiane e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 121.3 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës këtë të premte duke u blerë sot me 142.6 lekë dhe duke u shitur me 143.6 lekë krahasuar me ditën e enjte, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu është forcuar përballë monedhës vendase duke shënuar rritje të kuotës krahasuar me ditën e djeshme teksa blihet sot me 104.5 lekë dhe shitet me 105.2 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 112.6 lekë dhe shitet me 113.5 lekë duke e mbyllur këtë javë në kuota pozitive me një rritje të lehtë në raport me dje.