Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar se zyrtarëve të korruptuar kosovarë do t’iu ndalohet hyrja në shtetin e tij
Këtë O’Connell e ka bërë të ditur në një koment në rrjetin social “Facebook”, teksa po bashkëbisedonte me qytetarë.
Ai u pyet nga një qytetar nëse Ambasada e Britanisë së Madhe do të veprojë njësoj si ajo e Amerikës për t’i ndaluar vizat zyrtarëve të korruptuar
O’Connell deklaroi se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyj në Britani.
Në anën tjetër, Ambasada Amerikane në Kosovë ditë më parë bëri të ditur se ka marrë vendim që të mos ua lëshojë vizat zyrtarëve që akuzohen për korrupsion.