Të gjithë personat që prodhojnë para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vite.
Nga të dhënat e siguruara për lajmi.net nga Policia e Kosovës, vërehet një tendencë e frikshme në rritje e rasteve të falsifikimit të parave.
Kësisoj, në vitin 2019 janë regjistruar 591 raste, në vitin 2020 janë regjistruar 498 raste, ndërsa vetëm në 10-mujorin e këtij viti(2021) janë evidentuar 768 raste. Pra bazuar në këto statistika, numri i rasteve të raportuara ende pa përfunduar viti, është më i madh sesa përgjatë komplet dy viteve të kaluara.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë informacione për vlerën e parave të falsifikuara, të cilat janë konfiskuar gjatë operacioneve të zhvilluara nga organet e rendit.
Por gjatë këtij viti, në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, janë hasur shumë raportime të rasteve të falsifikimit të parave në Kosovë me vlera të larta.
Pjesa më e madhe e këtyre monedhave, janë konfiskuar nga insitucionet financiare, ku edhe të njëjtat janë tërhequr nga qarkullimi.