Rritet përsëri çmimi i gazit në BE

Tubacion i gazit

Çmimet e gazit në Europë janë rritur në tregtinë e së premtes prej fluksit më të ulët nga Rusia dhe përplasjet politike në Bjellorusi, që shtuan shqetësimet e tkurrjes së ofertës këtë Dimër. 

Presidenti i Bjellorusisë, Alxander Lukashenko, tha se mund të ndalojë fluksin e gazit rus nga vendi i tij drejt Europës, prej përplasjeve me Bashkimin Europian, pavarësisht se furnizimi nuk është ndikuar deri më tani.

Gazi rus ka vazhduar të kalojë përmes gazësjellësit Yamal-Europë drejt Gjermanisë, që kalon gjithashtu përmes Bjellorusisë, në nivelet e ditës së enjte, sipas të dhënave nga operatori gjerman Gascade, që është poshtë volumit të parë më herët gjatë javës kur Gazprom nisi të rrisë furnizimet për të rimbushur inventarët europianë.

Reklama e sponzorizuar

Kontrata mujore e gazit në Hollandë, që është referenca për çmimin në Europë, u rrit me mbi 6% gjatë ditës së premte, në 79.4 euro për megawatt/orë, duke vazhduar rritjen e ditës së enjte, pas komenteve të Lukashenko-s.

Flukset drejt Gjermanisë tek pika Mallnow, që shtrihet në kufirin me Poloninë, rinisën ditën e hënë dhe qëndronin në një volum për orë prej 7,858,075 kilovat/orë ditën e premte.  Gjatë një periudhe ditën e mërkurë, flukset hyrëse për orë tek pika Mallnow, ishin në 15,196,614 kilovat/orë. Flukset dalëse tek Mallnow, apo transporti i gazit drejt Polonisë nga Gjermani, ishin në zero./Scan tv/