SHBA mbetet vendi më i përfaqësuar në Renditjen e Reputacionit Botëror të Times Higher Education (THE) 2021.
- Sondazhi i Times Higher Education rendit universitetet e botës sipas reputacionit global.
- Harvardi zë vendin e parë në 2021 për të 11-tin vit radhazi.
- Universitetet amerikane dominojnë sërish tabelën.
- Por Kina ka hyrë në top 10-shen për herë të parë.
- Universiteti i Oksfordit u zhvendos në vendin e tretë në vitin gjatë të cilit solli një vaksinë COVID-19.
Universiteti i Harvardit kryeson sondazhin e universiteteve më të mira në botë sa i përket reputacionit për të 11-in vit radhazi.
Pothuajse 11,000 akademikë nga 128 vende kanë zgjedhur universitetet që ata mendojnë se janë më të mirët për kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e tyre për Renditjen e Reputacionit Botëror të Times Higher Education (THE) 2021.
SHBA, në tërësi, mbetet vendi më i përfaqësuar, me 57 institucione të përmendura në renditje, ndërsa Britania e Madhe ka numrin e dytë më të lartë, me 25.
Mes gjashtë më të mirëve nuk ka gjithashtu asnjë ndryshim, me THE që thekson se Harvard, MIT, Oxford, Stanford, Cambridge dhe Berkeley janë “një grup i shkëputur i super markave universitare globale”.
Kina hyn në renditje
Një risi e dukshme këtë vit është Kina. Universiteti Tsinghua në Pekin është ngjitur me tre vende këtë vit dhe është radhituri 10-ti, duke u bërë institucioni i parë kinez që depërton në top 10-she.
Phil Baty, Drejtori i Njohurive (CKO) në THE, mendon se kjo është diҫka e rëndësishme. “Mund të shohim një ndryshim në ekuilibrin e fuqisë në arsimin e lartë global gjatë viteve të ardhshme, sepse Kina Kontinentale po bëhet një kandidate më tërheqëse për akademikët dhe studentët për të punuar dhe për të studiuar. Kjo jo vetëm që mund të shkaktojë probleme për SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar për sa i përket tërheqjes së talenteve, por edhe financimit dhe prestigjit në skenën botërore.”
Këtu janë disa pika të tjera kryesore nga sondazhi.
Holanda – gjashtë nga nëntë universitetet e saj të listuara janë renditur më mirë se vitin e kaluar, me tre të tjerët që ruajnë pozicionet e tyre në tabelë. Universiteti i Teknologjisë Delft ngjitet në top 50-she për vitin 2021.
Universiteti i Oksfordit – në të njëjtin vit që ndihmoi në zhvillimin e një vaksine COVID-19, Universiteti i Oksfordit ngjit dy vende duke u renditur në vendin e tretë.
Kina – me “rezultatin e saj depërtues” këtë vit, “Kina Kontinentale është historia kryesore e suksesit në renditje”, thotë THE. Me shtatë universitete në top 100-she, duke përfshirë Universitetin e Pekinit (i 15-ti), pesë universitete të reja janë shtuar në renditje këtë vit, duke i dhënë Kinës një rekord me 17 përfaqësues në tabelën e përgjithshme dhe duke e bërë atë vendin e tretë më të përfaqësuar për vitin 2021.
India – katër universitete kalojnë klasën këtë vit, me Institutin Indian të Teknologjisë Delhi që shfaqet në renditje për herë të parë, ndërsa Instituti Indian i Teknologjisë Bombei ngjitet me dy grupe të renditjes në vendin 126-150 dhe Instituti Indian i Shkencës hyn në 100 më të mirët.
Amerika e Jugut – Brazili është përfaqësuesi i vetëm i rajonit në tabelë, por të dy universitetet e renditura të këtij vendi përmirësojnë pozicionin e tyre këtë vit, me Universitetin e São Paulo-s duke u ngjitur me nëntë vende në pozicionin e 81-të dhe Universitetin e Campinas-it duke kapërcyer nga vendi i 175-të në të151-tin këtë vit. / World Economic Forum