Bordi i ZRRE gjatë ditës së djeshme ka mbajtur seancën e radhës, në të cilën u morën disa vendime në fushën e energjisë.
Ky Bord fillimisht miratoi Planin Zhvillimor dhjetë vjeçar (2022-2031) për Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë, si dhe mori vendimin për lëshimin e licencës për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë termike për këtë ngrohtore.
Sipas një njoftimi nga ZRRE, ky plan zhvillimor i rrjetit të shpërndarjes së energjisë termike përmban masat dhe planifikimet në mënyrë që të garantohet përshtatshmëri e sistemit dhe siguri e furnizimit me ngrohje për konsumatorët e kyçur në këtë sistem. Ky plan do të publikohet në faqen zyrtare të ZRRE dhe do të sillet për rishikim tek vitin e ardhshëm.
Gjithashtu, Bordi i ZRRE-së ka aprovuar edhe një kërkesë për marrje të autorizimit për prodhimin e energjisë nga panelet solare për VET – KONSUM, nga Personi Juridik “FORMA” SH.P.K. në kapacitet prej 100 kW. /Buletini Ekonomik/










