Drejtuesit e makinave Tesla thonë se janë bllokuar jashtë nga makinat e tyre pasi një ndërprerje goditi aplikacionin e prodhuesit të makinave. Dhjetëra pronarë postuan në mediat sociale që shihnin një mesazh gabimi në aplikacionin celular që po i pengonte ata të lidheshin me automjetet e tyre.
Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk iu përgjigj personalisht një ankese të një shoferi në Korenë e Jugut, duke thënë në Twitter: “Po kontrolloj”. Musk më vonë tha se aplikacioni do të kthehej në funksion së shpejti.
Aplikacioni Tesla përdoret si çelës nga drejtuesit për të zhbllokuar dhe ndezur makinat e tyre. Pronarët postuan një mori ankesash në internet që nuk ishin në gjendje të përdorin automjetet e tyre.
Rreth 500 përdorues raportuan një gabim në aplikacion rreth orës 16:40 ET (21:40 GMT) të premten, sipas sajtit të gjurmimit të ndërprerjeve DownDetector. Pesë orë më vonë, pati pak më shumë se 60 raportime për një gabim.
“Më falni, ne do të marrim masa për të siguruar që kjo të mos ndodhë më”, shkroi Musk në Twitter. BBC/SCAN TV/