Miratohet raporti vjetor financiar i KOSTT-it për vitin 2020

Kuvendi i Kosovës sot me 79 vota për, ka miratuar raportin vjetor të KOSTT-it për vitin 2020.

Pas shumë mospajtimeve mes pozitës e opozitës, se raporti nuk i përmbushë, përkatësisht i përmbushë kërkesat ligjore, ky raport është miratuar.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi ka kërkuar nga deputetët në sallë që të votojnë pro këtij raporti, duke u mbështetur kështu edhe nga dy partitë e tjera opozitare në Kuvend, LDK dhe AAK, të cilët thanë se KOSTT-i vitin e kaluar ka performuar me rezultat pozitiv financiar.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo, deputeët e pozitës kanë shprehur rezerva rreth këtij raporti, duke kërkuar që ky raport të mos miratohet në Kuvend, për shkak se i njëjti nuk i përmbushë kushtet ligjore për raportim.

Armend Muja, kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se në mbledhjen e komisionit që ai udhëheq, është shqyrtuar raporti financiar i KOSTT-it për vitin 2020, dhe ka vendosur që t’ia paraqesë Kuvendit rekomandimit që “ Të mos votohet raporti vjetor financiar”.

“Në mbledhjet që ky Komision që i ka mbajtur, ka vlerësuar që ky raport nuk i përmbush kushtet ligjore për raportim, dhe i ka rekomanduar Kuvendit për mos miratim”, është shprehur Muja. /Buletini Ekonomik/