Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë për disa qytetarë, prandaj për këtë arsye ata nuk kanë mundur të përfitojnë nga subvencionet sipas Pakove të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në facebook, ATK kërkon që sa më shpejt të bëhen përditësimet e llogarisë bankare në Sistemin Elektronik EDI.
Sipas tyre, edhe nëse paraprakisht janë bërë përditësime të të dhënave, kërkohet që të përsëritet edhe njëherë pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria.
Në kuadër të kësaj, edhe llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet të jetë në emër të biznesit.
“Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, është e mundur që sa më shpejt nga Thesari të kreditohet llogaria e juaj” thuhet në njoftimin e ATK-së./Buletini Ekonomik/