Korporata e Transmetimit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se në ditën e djeshme, energjia nga era është bërë burimi më i madh i gjenerimit të energjisë elektrike për herë të parë në historinë e Turqisë, me pjesëmarrje prej 22,6 për qind.
Parqet e gjeneratorëve të energjisë elektrike nga era krijuan 178.964 megavat-orë nga prodhimi i përgjithshëm ditor i energjisë elektrike që ishte gjithsej 791.794 megavat-orë.
Kapaciteti i instaluar i energjisë elektrike të krijuar nga era arriti në 10.585 megavat, duke e bërë kapacitetin e dytë më të madh të burimeve të rinovueshme pas hidrocentraleve.
Dje, centralet e gazit natyror prodhuan 22 për qind të energjisë elektrike, ndërsa centralet me qymyr të importuar prodhuan 17,8 për qind.