Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar është blerë sot me 106.7 lekë dhe është shitur me 107.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndërkaq vijon të mbetet e dobësuar në raport me monedhën vendase pasi vijon edhe sot të humbasë pikë teksa është blerë me 120.5 lekë dhe është shitur me 121.1 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar rënie të kuotës këtë të hënë pasi krahasuar me javën që shkoi blihet mëngjesin e sotëm me 140.8 lekë dhe shitet me 141.8 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë fillim pasi referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 116.3 lekë./SCAN TV/