Çmimi i kafes ka arritur maksimumin e ngritjes në 10 vjetet e fundit, ndërsa analistet presin që tensioni në treg të vazhdojë deri në vitin 2023.
Kontratat për tregtimin e kafes në këtë muaj janë bërë me çmimin 2.34 dollarë për sasinë pak më të vogël se gjysmë kilogrami kafe.
Të enjten në berzen e New Yourkut çmimi i kafes ka arritur në 2.46 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga viti 2011, kur kafja tejkalojë nivelin e 3 dollarëve për gjysmë kilogrami, shkruan CNBC, përcjell Buletini Ekonomik.
Në ndërkohë, çmimi referent i shoqatës ndërkombetare të kafes të premten ka qenë 2.07 dollarë për një gjysmë kilogrami të kafës, që është 85 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Analistet dhe njohësit e rrethanave çmimet e rritura të kafes i ndërlidhin me gjendjen katastrofike të motit në Brazil, që është vendi që prodhon më së shumti kafe në botë.
“Edhe çmimet e ardhshme do të kafes do të varen nga zhvillimet meteorologjike në Brazil. Mendoj se duhet të mësohemi me atë çka ka ndodhur me këtë shtet ku kanë bajtur temperatura të ulëta dhe acare të cilat e kanë goditur shumë rajonin ku kultivohet kafja, ndërkohë që pokështu ka pasur edhe periudha të thatësisë së madhe. E gjithë kjo do ta vë në pikëpyetje rendimentin e kafes edhe me 2022”, ka thënë Ole Hansen, kreu i strategjisë së mallrave në Sakso Bank.
Çmimet me shumicë të kafesë, Arabica janë dyfishuar këtë vit. Kjo shumëllojshmëri kafeje përbën 60 për qind të totalit të tregut botëror të kafesë.
Kafeja Robusta me cilësi më të ulët, një varietet që përdoret në prodhimin e kafesë së menjëhershme, është gjithashtu më e shtrenjtë.
Çmimi i tij është më i larti në 10 vitet e fundit. Pos në Brazil, i cili është prodhuesi më i madh në botë i kafesë Arabica, që kanë pasur ndikim të drejtpwrdrejtë ngricat dhe thatësirat, konditat e motit, por edhe rrethana të tjera kanë ndikuar edhe në disa vende të tjera prodhuese të kafes.
Etiopia, e cila është gjithashtu një kultivues i madh arab, kërcënohet nga lufta civile. Në Vietnam, i cili është lider në kultivimin e kafesë Robusta, numri i personave të infektuar me coronavirus është në rritje, gjë që reflektohet në prodhim. Rritja e çmimit të kafesë me shumicë nuk do të thotë se do të rritet menjëherë në pakicë.
Megjithatë, prodhuesit e kësaj pije përballen me probleme të ngjashme si prodhuesit e ushqimit.
Përveç kësaj, lëndët e para dhe energjia e nevojshme për prodhim janë më të shtrenjta. Ekspertët presin që rritja e çmimeve të kafesë të vazhdojë më së voni deri në vitin 2023./Buletini Ekonomik/