Rusia e ka ndërprerë imporin e pemëve dhe perimeve të caktuara, si limonit, mandarinës, specave, rrushit dhe shegës nga 33 prodhues turqë dhe iranian.
Shkaku i kësaj ndërprerje është shkelja e standardeve për sigurinë e ushqimit, ka kumtuar sot organi shtetror për mbrojten e shendetit të konsumatorëve në Rusi, përcjell Buletini Ekonomik.
Në komunikatën e Rospotrebnadzorit thuhet se është ndaluar importi i 60 mijë tonëve të rrushit dhe 10 mijë tonelata shegë nga Turqia, transmeton Reuters.
Këto masa të ndalimit të importit shpeshherë ndodhin për motive politike, që Rusia kategorikisht i mohon.
Rusia dhe Turqia si anëtare e NATO-s, kanë raporte komplekse, por me gjithë çeshtjet e diskutueshme që i kanë ndër vete po e mbajnë bashkëpunimin. Ankara zyrtare kohë më parë e ka bërë me nerva Moskën pasiqë i dergoi Ukrainës fluturake luftarake pa pilot ‘Bajraktar TB2’, ka përcjell agjencia britanike./Buletini Ekonomik/