Shtatë të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre nga Ministria e Mjedisit

Po vazhdon operacioni “Brezovica”, ndërsa deri tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Personat e arrestuar dyshohet keqpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Kështu bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari.

Reklama e sponzorizuar

“Deri tani janë arrestuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha ai.

Ndryshe, sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.

Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.