Bashkë me Doganën e Kosovës, Policia e Kosovës sot ka realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutavuta.
Sipas policisë, operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarë doganor kanë proceduar më tej me rastin.
Ky është një nga aksionet e shumta të kësaj natyre, të cilët policia i ka realizuar kohët e fundit.
Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë për shpalljen e aktivitetit të prodhimit të kriptovalutave si jo legal.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, shtuar këtu edhe asistimet dhe angazhimet për mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë për të ushtruar të papenguar dhe plotësisht kompetencën e tyre.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.
Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarë doganor kanë proceduar më tej me rastin.