Vetëm edhe 2 ditë kanë mbetur për mundësinë e dërgimit të komenteve kundër propozimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të enërgjisë elektrike.
Siç dihet, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vënë në konsultim publik raportin konsultativ me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, aplikimin e tarifava të reja të energjisë.
Mbrojtësit e Konsumatorëve nëpërmjet një postimi në Facebook kanë thënë se të gjithë qytetarët mund t’i dërgojnë komente e tyre kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike përmes emailit në adresën ero.pricing-tariffs@ero-ks.org , deri më 28 janar 2022, në orën 18:00h.
Sipas tyre, komentet mund të dërgohen edhe përmes postës në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji Departamenti për Tarifa dhe Çmime Rr.Bekim Fehmiu (ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2 Prishtinë, 10000, Kosovë.
“Vegëza e komunikatës është kjo: https://www.ero-ks.org/zrre/sq/komunikate
Vegëza e dokumentit është kjo: https://www.ero-ks.org/…/Raporti%20konsultativ%20per…”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/