Kompanitë në Eurozonë janë bërë shqetësuese në kërkimin për punëtorë, veqmas në profesionet shumë të kërkuara siç është ai i informatikës.
Për këtë shkak, kanë nisur të aplikojnë bonuse në para për faza të caktuara të procesit të selektimit.
Financial Times, sjellë një shembull të ‘Deutche FamilienVersicherunga’, shtëpi e rritur shpejtë e sigurimeve, themelues i së cilës është Stefan Knol, kohë më parë është kujtuar për një mënyrë të paparashikuar deri më tash të joshjes së punëtorëve potencialë.
Kandidatëve, biografitë e të cilëve i ka përzgjedhur për të ardhur në bisedë, u ofron 500 euro vetëm nëse vjen në bisedën e parë për punë. Kalimi i rrethit të dytë të intervistës u sjellë kandidatëve edhe 1000 euro të tjera, ndërsa mbarimi i suksesshëm i punës provuese gjashtëmujore, punëtorëve potencialë kjo kompani ua jep edhe nga 5 mijë euro, transmetojnë mediat botërore. /Buletini Ekonomik/