Monedha europiane ka qëndruar e njëjtë në vlera teksa është blerë sot me 121.4 lekë dhe është shitur me 122 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë në raport me Lekun pasi blihet mëngjesin e sotëm me 102.3 lekë dhe shitet me 103.1 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ka pësuar rënie në vlerë, ku blihet sot me 140.7 lekë dhe është shitur me 141.8 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 111.1 lekë dhe është shitur me 112.1 lekë./SCAN TV/