Çikago, janar – Kompania Amerikane Boeing ka njoftuar se tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka shënuar humbje 4.16 miliardë dollarë. Shkaku i kësaj humbje siç vlerësohet janë shpenzimet e larta të nxitura nga problemet e prodhimit të aeroplanit më të shitur të tyre.
Boeing-ut, vonesat shtesë në dërgimin e aeroplanit 787 dhe kompenzimet aviokompanive të cilat presin që të marrin këta aeroplanë, i kanë kushtuar 3.5 miliardë dollarë, transmeton agjencia AP, përcjell Buletini Ekonomik.
Kompania pokështu ka njoftuar se problemet me modelin 787 do të rrisin humbjet edhe për 2 miliardë dollarë për shkak të shpenzimeve të papritura të prodhimit, që është dyfish më shumë nga projketet e mëparshme./Buletini Ekonomik/