Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet F.Rr.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se i pandehuri i lartcekur me mjetet materiale  të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale, aktivitete që ishin të ndërlidhura me vepra si ‘’Trafikim me qenie njerëzorë’’ nga neni 171 paragrafi 1 të KPRK-së, veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’ nga neni 241 paragrafi 2 të KPRK-së, ka bërë pagesën e lokaleve afariste të cilat gjendet në Fushë  Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu, me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit së pasurisë të përfituar me aktivitete të ndryshme kriminale dhe ikjes nga përgjegjësia penale, asnjëherë nuk e ka bërë bartjen e këtyre lokaleve në emër të vet, por të njëjtat edhe sot evidentohen në emër të pronarit të më hershëm.

Me këto veprime i pandehuri F.Rr., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’  nga neni 308 të KPRK-së,  neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2  të Ligjit nr. 05/L96.