Dollari amerikan ka fituar sërish pikë mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme blihet me 114.5 lekë dhe shitet me 117.7 lekë duke regjistruar kështu një rritje të vazhdueshme.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një forcim të fortë të vlerës pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 123.2 lekë dhe shitet me 126 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe monedha europiane ka pasur një rritje të ndejshme të vlerës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 125 lekë dhe shitet me 126 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik po ndjek një kurbë pozitive gjatë kësaj jave duke fituar edhe ai pikë në raport me dje teksa blihet sot me 149.4 lekë dhe shitet me 153 lekë./SCAN TV/