Çmimet për mallrat dhe shërbimet e konsumit, duke përfshirë ushqimin, energjinë dhe strehimin, janë rritur shumë gjatë muajve të fundit dhe sidomos aktualisht. Ndërsa efektet e inflacionit nuk shmangen lehtësisht, disa planifikues financiarë thonë se ka hapa që konsumatorët mund të ndërmarrin për të shmangur efektet më të këqija:
- Shmangni blerjen e një makine nëse mundeni (shtyrja e një blerjeje të madhe mund të jetë opsioni i duhur tani);
- Rritni investimet, në vend të llogarive të kursimeve (investimi në një portofol të larmishëm që përfshin investime që do të rriten me inflacionin);
- Mendoni për blerjen e më shumë ‘perimeve’ (duke zhvendosur atë që blini nga artikujt që ndikohen shumë nga inflacioni, në artikuj që i kanë shpëtuar më të keqes);
- Shpenzoni më pak, nëse mundeni (kjo është një kohë e mirë për të rishqyrtuar shpenzimet tuaja të përgjithshme sidomos ato mujore ose abonime të ndryshme). Fortune/SCAN TV/