Stabilizohet tregu valutor – Rënie e ndjeshme e monedhave të huaja kundrejt Lekut

Dollari amerikan ka nisur rënien e vlerës duke ndaluar rritjen e vazhdueshme prej fillimit të kësaj jave teksa blihet sot me 110.8 lekë dhe shitet me 114.5 lekë në raport me ditën e mërkurë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zhvlerësim të kuotës kundrejt Lekut teksa është blerë këtë mëngjes me 122.8 lekë dhe është shitur me 125.2 lekë në raport me dje.

Edhe Paundi britanik ka regjistruar një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 146 lekë dhe shitet me 149.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk bën përjashtim teksa ka pësuar edhe ajo një rënie të ndjeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 119.3 lekë dhe duke u shitur me 122.3 lekë në raport më ditën e djeshme./SCAN TV/