Kompania kroate, TZHV Gredel dhe INNOFREIGHT austraik ka nënshkruar një memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim 10 vjeçar.
Në fakt, në këtë memorandum parashihet që kompania kroate, gjatë 10 vjetëve të ardhshme prodhoi 1 mijë vagonë transportues dhe 6 mijë kontinier transportues gjatë një viti për firmen ausriake nga Graci.
Vlera e përgjithshme e punës së kontraktuar arrinë në 2 miliardë euro.
Me qëllim që të përmbushë me kohë obligimet kontraktuese, firma kroate do të modernizojë repartet, do të investojë në robotikë dhe segmente të tjera gjithsej rreth 70 milionë euro.
Pokështu do të shtojë ndjeshëm numrin e punëtorëve dhe krahas 400 vetave sa janë aktualisht në punë do të merrën edhe 600 punëtorë të tjerë./Buletini Ekonomik/