Lufta në Ukrainë çon çmimin e vajit të lulediellit në stratosferë

Vaji

Kriza e Ukrainës ka bërë që çmimet globale të vajit të lulediellit të rriten në nivel rekord.

Komuniteti mysliman është ai që po e përjeton më së shumti rritjen e çmimit të vajit shkruan Skynews.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 2 prill, vaji është përbërës kryesor për vaktet e njohura si “iftare”, që zakonisht përmbajnë pjata me oriz, mish dhe pasta të shijshme të skuqura në vaj.

Reklama e sponzorizuar

Shumë nga këto pjata kërkojnë sasi të bollshme vaji për t’u gatuar.

Në Liban, një shishe vaj luledielli prej një litri është rreth 10 herë më e shtrenjtë se sa ishte tre vjet më parë.

Importet e pakta nënkuptojnë se supermarketet po i racionin blerjet në një shishe për klient.

Ukraina dhe Rusia përbëjnë më shumë se 80% të eksporteve globale të vajit të farave të lulediellit.

Çmimet për ushqimin kryesor u rritën me 64% në një javë të vetme në fund të marsit.

Muajin e kaluar, kur Rusia filloi pushtimin e saj, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) tha se indeksi i vajit vegjetal u rrit me 8.5% në një rekord të lartë.

Në Liban, ku një krizë e thellë ekonomike ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten 11 herë që nga viti 2019.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, ndikimi i kostove të grurit, vajit të gatimit dhe karburantit po ndihet veçanërisht rëndë me rritjen e çmimeve pas luftës./abcnews.al/