Bie ndjeshëm niveli i papunësisë në SHBA, bizneset rrisin pagat

Punëdhënësit amerikanë shtuan kanë shtuar 431 mijë vende pune gjatë muajit mars, derisa ekonomia e vendit vazhdon të rikuperohet nga efektet e pandemisë COVID-19.

Të dhënat nga Departamenti amerikan i Punës tregojnë rritje së vendeve të punës, duke e ndihmuar uljen e shkallës së papunësisë në 3.6 për qind, përcjell Telegrafi.

SHBA-ja tani ka rifituar pothuajse të gjitha vendet e punës të humbura që nga kriza e pandemisë.

Reklama e sponzorizuar

Të përballur me tregun e punës, bizneset po paguajnë më shumë për të tërhequr punëtorët.

“Paga mesatare javore gjatë muajit mars u rrit me 5.6 për qind, krahasuar me një vit më parë”, njofton Departamenti amerikan i Punës.

Megjithatë, këto fitime vazhdojnë të vonojnë inflacionin, i cili arriti në 7.9 për qind gjatë muajit shkurt, një nivel më i lartë në 40 vjet.

Raporti mujor ishte një tjetër shenjë e rritjes së “shëndetshme” në ekonominë më të madhe në botë, pavarësisht sfidave të paraqitura nga ndërprerjet e furnizimit që rrjedhin nga agresioni ushtarak rus në dhe nga COVID-19.

Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore – në 62.4 për qind gjatë muajit të kaluar – mbetet gjithashtu një pikë përqindje më e ulët se sa ishte në shkurt të 2020-së, e që është një shenjë se më shumë njerëz janë të disponueshëm për t’u punësuar.