Qeveria e Kosovës tashmë ka bërë gati një propozim për lejimin e importit të veturave të vjetra. Në koncept-dokumentin që ka siguruar Syri.net tregohen detaje se do të behët lejimi i importit të tyre dhe si do të ndryshojnë akcizat.
Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të mund të importojnë edhe vetura më të vjetra se 10 vjet.
Kushti i vetëm është që ato të jenë në gjendje të rregullt.
Mirëpo, akciza për këto vetura do të jetë dy herë më e lartë se veturat që janë më të reja se 10 vjet.
Në koncept-dokumentin që ka siguruar Syri.net tregohen detaje se do të behët lejimi i importit të tyre dhe si do të ndryshojnë akcizat.
Do të ketë ndryshime edhe në veturat hibride.
“Politika e akcizës në vetura: Kjo polikë i ngërthen në vete dy probleme. E para politika nuk është e njëtrajtshme ndaj të gjithë atyre të cilat janë subjekt i kësaj politike. Personat me fuqi më të lartë blerëse janë më të favorizuar sesa ata me fuqi më të ulët blerëse. Modaliteti tjetër është që veturat hibride kanë akcizë prej 10 euro për veturë ndërsa ato elektrike janë subjekt i akcizës sikurse veturat me djegie të brendshme”, thuhet në këtë dokument, shkruan Syri.net.
Sipas këtij dokumenti veturat deri në 10 vite do të paguajnë akcizë nga 500 deri në 1500 euro.
Kurse, për veturat më të vjetra se 10 vite, që janë në qarkullim të lirë në Kosovë nëse i plotësojnë kërkesat ligjore, aplikohen normat e akcizës nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.
Veturat e reja dhe të vjetra deri në 10 vite:
• Veturat: deri në 1999.99 cc – 500 euro;
• Veturat: nga 2000cc deri në 2999.99 cc – 1000 euro;
• Veturat: mbi 3000cc – 1500 euro;
Veturat më të vjetra se 10 vite, që janë në qarkullim të lirë në Kosovë nëse i plotësojnë kërkesat ligjore, aplikohen normat e akcizës si në vijim:
• Veturat: deri në 1999.99 cc – 1000 euro;
• Veturat: nga 2000cc deri në 2999.99 cc – 2000 euro;
• Veturat: mbi 3000cc – 3000 euro;
Veturat elektrike dhe hibride: të lirohen nga akcizat.
Sipas të dhënave të fundit në Kosovë mbi 333 mijë vetura qarkullojnë në rrugët e Kosovës.
Vetëm brenda 10 muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 42 mijë e 49 automjete të reja në Kosovë.
Përgjatë kësaj kohe është bërë vazhdimi i regjistrimeve për 226 mijë e 991 automjete.
Ndërsa në periudhën kohore janar-tetor 2021 në Kosovë ishin gjithsej 333 mijë e 985 automjete aktive me të drejtë qarkullimi.
Nga automjetet të cilat ishin dikur, shpesh herë të vështira për t’u përdorur tanimë gjithçka është bërë më e lehtë. Në mesin e shumë zhvillimeve hynë edhe veturat Hibdride dhe ato Elektrike.
Por për dallim nga viti 2007 kur në Kosovë ishte vetëm një makinë e ngjashme e regjistruar, tashmë shifrat kanë ndryshuar me të madhe edhe tek ne.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se në vitin 2007 ishte regjistruar një veturë “Hidrogjen”, e ky numër ishte rritur më tepër në vitin 2012 ku u bë regjistrimi i pesë veturave gjithsej Hibdride.
Nga viti në vit thuajse regjistrimi i këtyre veturave kishte ndryshuar.
Por gjatë vitit 2020 në Kosovë u regjistruan gjithsej 303 vetura të tipit Dizel/Hibdrit dhe 398 të tjera të tipit Benzin/Hibdrid.
Duhet përkujtuar që sa i përket zhvillimit të blerjes së veturave elektrike tashmë në Kosovë ka filluar edhe shpeshtimi i mjeteve të cilat mundësojnë edhe mbushjen e tyre me “derivate”, saktësisht energji-elektrike.