Gjendet sasi e konsiderueshme produktesh pa afat në disa markete në Podujevë

Produkte me afat të skaduar

Drejtoria e Inspektoratit ka ndërmarrë aksion në marketet ushqimore në Komunën e Podujevës për kontrollin e produkteve.

Gjatë kontrollit janë gjetur produkte të ndryshme me afat të skaduar, njoftoi komuna në Facebook të mërkurën.

Komuna ka paralajmëruar se Drejtoria e Inspektoratit do të vazhdojë me aksione të tilla edhe ditëve në vijim.

Reklama e sponzorizuar

“Drejtoria e Inspekcionit sot ka ndërmarrë një aksion në verifikimin e produkteve ushqimore rreth skadencës së tyre, me këtë rast ata kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar në markete të ndryshme dhe menjëherë kanë bërë konfiskimin dhe asgjësimin e mallit”, thuhet në njoftim.

Marketet janë gjobitur, ndërkohë është njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.