Pacolli e konsideron qesharake 100 euroshin nga Qeveria: E tmerrshme ideja e fondit të rimëkëmbjes

Miratimi i djeshëm i Qeverisë Kurti për projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto, ngjalli reagime të shumta, e madje u kundërshtua nga sindikatat e opozita kosovare, duke e konsideruar si të pamjaftueshme, duke marrë për bazë edhe inflacionin në këtë periudhë.

Kundërshtime pati edhe për 100 euroshin ndihma ndaj popullit, për të cilën, deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli thotë se është e tmerrshme ideja e fondit të rimëkëmbjes…

Behgjet Pacolli i tha Periskopit se secili prej qytetarëve do t’i hargjonte 100 euro brenda ditës.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka parashtruar pyetje publike për qeverinë se pse nuk i investon këto para në ngritjen e objekteve të vogla.

Sipas Pacollit “Do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika anë e mbanë Kosovës ku do të gjenin punë mbi 4000 puntorë, do të thotë 4000 familje nga 5 persona janë 20.000 përfitues drejtë për së drejti.”

“Rritja në fjalë nuk e mbulon as pjesën më të vogël të inflacionit, është qesharake. Aq e tmerrshme është edhe ideja e fondit të rimëkëmbjes. Nga 100 euro secili do ti harxhon në të njëjtën ditë që i merr. Pse kjo qeveri me ato 100 milion nuk i investon në ngritjen e objekteve të vogla, si p.sh në galanteri dhe konfekcione apo në agro ekonomi. Do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika anë e mbanë Kosovës ku do të gjenin punë mbi 4000 puntorë, do të thotë 4000 familje nga 5 persona janë 20.000 përfitues drejtë për së drejti.”, tha Pacolli.

Kujtojmë se për këtë miratim ka pasur reagim të ashpër edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, ku sipas kryetarit Azemi që kjo ngritje është e pa pranueshme dhe e pamjaftueshme, duke pasur parasysh krizën e rëndë që kanë kaluar qytetarët me pandeminë.