Vlera e kriptovalutave bie sërish, me Bitcoinin dhe Ethereumin që ranë në nivelet më të ulëta brenda 18 muajve.
Bitcoin ra deri në 20,816 dollarë, më e ulëta që nga dhjetori i 2020-s, duke e zgjeruar rënien prej 15 për qind brenda një dite, përcjell Telegrafi.
Kriptovaluta më e madhe në botë ka rënë me më shumë se 50 për qind që nga fillimi i vitit deri më sot dhe rreth 30 për qind që nga fundjava.
Sipas CoinMarketCap, aktualisht vlera e Bitcoinit është 22,500 dollarë.
Platforma më e madhe për tregtimin e kriptovalutave, Binance ka ndalur përkohësisht pagesat në Bitcoin.