Tregu i Ulpianës do të ndërrojë pamje, shpallet fituesi i konkursit

Komuna e Prishtinës e ka shpallur fituesin e konkursit për hartimin e projektit ideor arkitektonik për tregun e Ulpianës

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook.

“Është shpallur fituesi i konkursit për tregun e Ulpianës. Urime fituesit dhe tani fillojmë punën në projektin zbatues dhe implementimin”, ka shkruar Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Konkursi për hartimin e projektit ideor arkitektonik për tregun e Ulpianës është shpallur me datën 24 prill dhe ka qenë i hapur deri më datën 14 maj.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar projektin. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, thuhej në konkurs.

Ndërkaq forma e konkursit përveç rikonstruktimit të tregut ka qenë edhe me shpërblime në të holla. Kompania fituese është përgjegjëse edhe për hartimin e projektit zbatues.

Ndërkaq forma e konkursit ka qenë e tillë ku fituesi përveç që do të jetë përgjegjëse për hartim të projektit zbatues do të marrë edhe shpërblim në të holla.

“Vendit të pare do t’i ndahet pagesa sipas çmimit që vendoset në projekt ideor dhe zbatues. Kompania fituese është përgjegjëse edhe për hartimin e projektit zbatues. Çmimi i dytë do të shpërblehet me 3 000 euro Çmimi i tretë do të shpërblehet me 2 000 euro”, theksohet në konkurs./GazetaExpress