Ristrukturimi” i Netflix: Kompania vijon të humbasë të abonuarit, por rrit fitimet!

Netflix vazhdon në rrugën e ristrukturimit, në një momenti që kolosi i transmetimit, dikur i pandalshëm, po sheh gjithnjë e më shumë të abonuar që braktisin platformën.

Sipas të dhënave të InvestorPlace, Netflix parashikon të humbasë 2 milion të abonuar në tremujorin e dytë të 2022-shit; një gjë e tillë ndodh pasi kompania pësoi humbjen e parë të të abonuarve në një dekadë gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Në raportin për tremujorin e parë, Netflix konfirmoi humbjen e 200 mijë të abonuarve, duke fajësuar probleme si inflacioni, situatatve të krijuara nga Kovid dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Reklama e sponzorizuar

Ristrukturimi i kompanisë përfshin disa transmetime të reja por dhe reduktimin e mundësisë për të ndarë të njëjtin fjalëkalim. Kompania ka arritur një marrëveshje me skenaristen e famshme Shondra Rhimes, e cila ka përfunduar dy nga sukseset më të mëdha të platformës: bëhet fjalë për serialin “Bridgerton” dhe  “Inventing Anna”, që kanë shënuar së bashku rreth 1.139 miliard orë shikimi në platformë.

Netflix ka prezantuar dhe softuer-in e ri të butonit të dyfishtë të “like” që do i lejojë softuer-it të tij të inteligjencës artificiale që të kujdeset më mirë për faqet që i sugjerohen të abonuarëve.

Këto ndryshime duken se kanë sjellë rezultate pozitive për kompaninë por ristrukturimi përfshin dhe ide që do të ndryshojnë mënyrën me të cilën të abonuarit përdorin platformën.

Për shumë vjet Netflix ka qenë i hapur për sa i përket ndarjes së fjalëkalimit duke lejuar persona të familjeve të ndryshme që të përdorin vetëm një fjalëkalim. Gjithësesi kompania paralajmëron kufizime për sa i përket ndarjes së fjalëkalimit me objektivin për të tërhequr sa më shumë të abonuar dhe si pasojë të rrisë fitimet.

Netflix do të testojë një rrithe të re të cmimeve në tre vende: Kili, Kosta Rika dhe Peru. Programi përfshin një rritje cmimi prej 2.99 dollarësh për llogaritë që kanë më shumë se dy profile të lidhura në një qasje të vetme.

Shumë të abonuar janë pyetur për risitë e platformës dhe kanë shprehur ankesa, në një moment që konkurentët e Netflix fitojnë terren.

Konkurenti kryesor “The Walt Disney Co.” ka rritur dhe më shumë shërbimin e transmetimit Disney+: në tre muajt e parë të vitit 2022ka fituar 7.9 milion të abonuar me pagesë. Dhe pse aktualisht Netflix numëron 221.6 milion të abonuar ndërsa Disney+ 205.6 milion të abonuar

Pavarësisht reduktimit të numrit të të abonuarve parashikohet që Netflix të regjistrojë një rritje të fitimeve prej 10% në tremujorin e dytë. Por rritja do të ngadalësohet në një moment që kompania vazhdon të humbasë të abonuar./Scan Tv/