Mercedes përshtat fabrikat për prodhimin e automjeteve elektrike

Vetura elektrike nga Mercedes Benz

Mercedes-Benz po përshtat rrjetin e fabrikave për të prodhuar një gamë të re automjetesh elektrike luksoze, ndërkohë që po përgatitet të kalojë tek makinat elektrike brenda fundit të dekadës.

Mercedes synon të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit për makinë gjatë ciklit të jetës, deri në fund të dekadës krahasuar me 2020.

“Ne jemi gati të rrisim me shpejtësi vëllimet e automjeteve elektrike”, deklaroi Joerg Burzer, anëtar i këshillit të administrimit për prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit, duke shtuar se fabrika e re vjen pas bisedimeve midis drejtuesve dhe përfaqësuesve të punëtorëve.

Reklama e sponzorizuar

Fabrikat në Sindelfingen, Bremen, Rastatt – të gjitha në Gjermani – dhe Kecskemet, në Hungari, do të fillojnë prodhimin e modeleve të reja në segmentet top end, core luxury dhe entry luxury duke nisur nga gjysma e dekadës, deklaroi Mercedes.

Sistemet e baterive do të furnizohen nga një rrjet prodhimi me fabrika në tre kontinente, tha ai.

“Prodhimi lokal i sistemeve të baterive është një faktor kyç i suksesit për zgjerimin drejt automjeteve elektrike të Mercedes-Benz dhe një element vendimtar për të përmbushur kërkesën botërore për automjete elektrike, në mënyrë të shpejtë dhe eficiente”.

Reuters