Dorëzohet në Kuvend peticioni për tërheqjen e Trustit, 21 mijë nënshkrime

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit kanë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura në Kuvendin e Kosovës.

Adnan Jashari, iniciator i këtij peticioni, ka thënë se po presin që Kuvendi të votoj pro projektligjit të Trustit.

“Si iniciator i trustit me disa vullnetarë që na kanë ndihmuar për mbledhjen e nënshkrimeve kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës ku presim që deputet të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është edhe për sistemin pensional të kalohet në sistem të ri pensional”.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, Reshat Ramadani, vullnetar nga Gjilani, tha se ka pasur shumë interesim për peticionin në këtë qytet.

“Deputëtët e kuvendit të mos hezitojnë dhe ta ngrisin dorën pro trustin që lejon 30% të tërheqjes. Interesimi i qytetareve te Gjilanit ka qenë mjaft i madh por duke parë se ka qenë shumë vapë edhe ne kemi mbyllë brenda 3 dite. Por nëse kish zgjatë kishim do t’i kishim nxjerr afër 2 deri 3 mijë nënshkrime”, u shpreh ai.