‘Fluturon’ çmimi i arit në Kosovë, bie interesimi për blerje

Sezoni i verës, pos që njihet për ardhjen e mërgimtarëve, njihet edhe për dasmat e shumta nëpër gjithë trevat e Kosovës.

Kur një çift vendosë të martohet, çdo gjë përcillet sipas traditave shqiptare.

Njëra nga to që konsiderohet si traditë dhe një dhuratë e vlefshme për çiftin, është edhe ari.

Reklama e sponzorizuar

Sipas argjendarëve në qytetin e Prizrenit, këtë vit ka pasur shumë luhatje në çmime.

Se ka pak interesim e ngritje të çmimeve në ari e thonë edhe qytetarët.