Britania “shënon” inflacionin më të lartë në 40 vite

Shifrat tregojnë, se për muajin korrik , inflacioni në Britani të Madhe u rrit mbi 10% për herë të parë që nga viti 1982 duke shkaktuar kështu më shumë vështirësi për familjet që tashmë po luftojnë për të paguar faturat e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të mërkurën, Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit arriti në 10.1% në korrik, nga 9.4% që ishte në qershor.  Rritja e çmimeve të ushqimeve – deri në 12.7% që nga korriku 2021 – ishte kontribuesi më i madh i vetëm në përshpejtimin e inflacionit, sipas këtij institucioni.

Kontributet më të mëdha në rritje ndër të tjera kanë ardhur nga buka dhe drithërat, po ashtu dhe nga qumështi, djathi dhe vezët.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet më të larta të benzinës dhe naftës, janë gjithashtu faktorë , sipas  Zyrës Kombëtare të Statistikave. Të dhënat e publikuara javën e kaluar treguan se PBB-ja e vendit ra me 0.1% në tremujorin e dytë të këtij viti.

 

 

Po ashtu pagat  reale të punonjësve në Britani ranë në periudhën tre mujore që përfundon në qershor, duke shënuar rënien më të theksuar që kur zyra e statistikave në vend filloi të publikonte të dhëna. Inflacioni parashikohet të shkojë edhe më i lartë në fund të këtij viti, i nxitur edhe nga rritjet e mëtejshme të faturave të energjisë në tetor.