Greqia është e teta në botë në grafikun e Ember për pjesëmarrjen e energjisë nga era dhe të energjisë solare në prodhimin e energjisë elektrike për vitin 2021.
Kroacia doli e shtata në seksionin e bioenergjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews, ku është raportuar se pjesëmarrja totale e energjisë së prodhuar nga energjia e erës dhe ajo solare ka tejkaluar 10% të prodhimit total botëror të energjisë elektrike për herë të parë, sipas Ember.
Në Rishikimin e tij Global Electricity, instituti i ekspertëve për energjinë dhe klimën tha se disa vende në rajon të gjurmuara nga Balkan Green Energy News janë mbi mesataren.
Greqia kryeson tabelën ballkanike me një pjesëmarrje mahnitëse prej 28.7% dhe, sipas raportit, është e teta në botë.
Kroacia ka një pjesëmarrje prej 14.5%, e ndjekur afër nga Rumania (14%), Qiproja (13.9%) dhe Turqia (13.3%). Rezultati i Malit të Zi është 8.7%, krahasuar me 6.2% të Bullgarisë.
Vendet e mbetura në rajon janë të gjitha nën 3%, ndërsa është theksuar se nuk ka të dhëna për Kosovën.
Turqia më shumë se dyfishoi pjesëmarrjen e erës që nga viti 2015
Greqia është gjithashtu e teta kur bëhet fjalë për erën, me 20%. Në listën top 20, e cila përjashton vendet me më pak se tre milionë banorë, Kroacia është e 13-ta me 14% dhe Rumania zë vendin e 19-të me 11%.
Ndërkaq, Turqia, e cila është pjesë e Grupit të Njëzet e ekonomive më të mëdha dhe në zhvillim në botë, më shumë se dyfishoi pjesën e saj të erës që nga viti 2015, kur u nënshkrua Marrëveshja e Parisit, në 9.4% nga 4.5%.
Në anën tjetër, në sektorin e energjisë diellore, Greqia doli në vendin e 12-të në botë, duke përjashtuar gjithashtu vendet e vogla, me një peshë prej 9% në prodhimin e energjisë elektrike.
Shumë vende të Evropës Lindore janë ndalur, me nivele të ngjashme të gjenerimit solar në 2021 si në 2015 – veçanërisht, Bullgaria, Çekia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, ëhstë theksuar nga Ember.
Turqia arriti në 3.9% në gjashtë vjet nga vetëm 0.1%.
Ndryshë, sa i përket bioenergjisë, Kroacia është është përfaqësuesja e vetme nga Ballkani në mesin e 20 më të mirëve.
Përqindja e saj prej 7% e fitoi vendin e 16-të. Turqia katërfishoi nivelin e saj që nga viti 2015, në 1.9%.
Bullgaria është e shtata në botë për sa i përket energjisë bërthamore në prodhimin e energjisë elektrike
Nuk ka asnjë shtet të Evropës Juglindore në listën kryesore në segmentin hidroenergjetik. Vlen të përmendet se Shqipëria, e cila ka një popullsi prej pak më pak se tre milionë banorë, prodhon pothuajse të gjithë energjinë e saj elektrike nga hidrocentralet.
Pjesëmarrja e hidrocentraleve në Turqi për prodhimin e energjisë elektrike ishte 16.9%, krahasuar me 25.7% që ishte regjistruar për vitin 2015.
Në energjinë bërthamore, Bullgaria ka renditjen më të lartë në Ballkan, në vendin e shtatë në shkallë globale me 35%, ndërsa Rumania është e 14-ta me 19%.