Kush shpenzon më shumë se 800 kWh energji në Shqipëri, duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.
Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, njoftoi këtë të enjte se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801 kWh.
“Një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek dhe duke i shtuar 7 lekë për tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë”, tha Balluku.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Ndryshe, Kosovo.Energy ka raportuar më herët se rreth 94% e konsumatorëve familjar në Shqipëri shpenzojnë nën 800 kWh në muaj.
Në një prononcim, drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti kishte deklaruar se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për konsumatorët familjarë, pasi 94% e tyre konsumojnë nën 800 KWh.