Murati: Deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro – prandaj kemi çmimin më të lirë sesa në Shqipëri

Hekuran Murati- ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i Qeveisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.

“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.

Reklama e sponzorizuar

“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent.

Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KËh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.