Investimi në panele diellore në Shqipëri, 70 për qind të shpenzimeve do t’i mbulojë Qeveria

Instalimi i paneleve diellore mbi shtëpi

Qeveria e Shqipërisë ka hapur thirrje për subjektet tregtare dhe familjet të cilat investojnë në panele diellore, ku shpenzimet e investimit do të mbulohen deri në 70 për qind, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur thirrja për grante për panele diellore nga qeveria e shtetit shqiptar. Për qytetarët që bëjnë investime në panele diellore, shpenzimet e tyre sipas të parit të qeverisë do të financohen 70 për qind.

Rama ka thënë se kjo formë qytetarëve ui kursen 20 për qind të faturave mujore të energjisë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, ka thënë Rama në Facebook.

“Në kuadër të situatës së vështirë energjetike me të cilën po përballet vendi dhe Evropa, dhe në përputhje me Strategjinë Kombëtarë të Energjisë dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, janë parashikuar skema nxitëse për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike për abonentët familjarë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas qeverisë, kjo thirrje është bërë me qëllim të reduktimit të konsumit të energjisë elektrike, përmirësimit të furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimit të emetimeve të CO2.